Beteja e parë hipersonike e US Army

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Beteja e parë hipersonike e US Army

Arma hipersonike

Vazhdon procesi i zhvillimit të armëve hipersonike në Shtetet e Bashkuara. Në fillimin e tetorit, Batalioni i V i Regjimentit të 3 i Artilerisë Fushore të US Army ka marrë prototipin e parë e baterisë së raketave sipërfaqe – sipërfaqe hipersonike. Dorëzimi i kanistër – lançuesve dhe i gjithë pajimit aksesor – natyrisht që mungojnë raketat – u mundëson njerëzve të këtij reparti që të fillojnë stërvitjen e nevojshme që të mund të përdorin, kur do të deklarohet operative, arma e parë hipersonike amerikane. Artilierët e Regjimentit të 3 do të mund të përgatiteshin kështu për lançimin e parë zyrtar të raketës, i parashikuar për 2022. Nëse gjithçka do të shkojë siç referohet nga Gjeneral Leitnanti Neil Thurgood, Drejtor i Projekteve Hipersonike, Ushtrisë dhe Energjisë së Drejtuar dhe Hapësirës, bateria e parë hiperosnike amerikane mund të disponojë një kapacitet operativ, anipse të pjesshëm, qysh në 2023.

Dark Eagle – ky është emri i dhënë nga ushtria amerikane Long Range Hypersonic Weapon, raketës që do të përdoret nga bateria – futet në kategorinë e armëve hipersonike. Kjo që e dallon këtë tipologji të veçantë armësh është shpejtësia e lartë me të cilën ato navigojnë dhe godasin objektivin e tyre dhe manovrueshmëria e madhe të cilën gëzojnë pavarësisht se forcat të cilave u nënshtrohen gjatë fazës së fluturimit. Praktikisht, Dark Eagle konsiderohet në gjendje të godasë objektiva me një shpejtësi më të lartë se 2700 kilometra dhe të arrijë një shpejtësi më të lartë se Mach 5 pa e humbur aftësinë e goditjes edhe shumë të vendosura. Pavarësisht vlerave të shpejtësisë dhe të manovrueshmorisë të cilën gëzojnë raketat hipersonike janë tashmë gjerësisht të arritura dhe të tejkaluara edhe nga raketat balistike dhe të kryqëzorëve, asnjë armë deri më tani nuk ka arritur t’i kombinojë bashkë këto dy elementë. Raketat balistike, që mund të arrijnë shpejtësi ekstreme, edhe më të larta se Mach 20, ndjekin një trajektore të paracaktuar dhe nuk mundësojnë deviacione gjatë lëvizjes së tyre, motiv për të cilin mund të individualizohen, ndiqen dhe interceptohen nga mbrojtjet armike, edhe pse jo gjithmonë me sukses.

Për sa u përket raketave kruiz, ato janë sigurisht në gjendje të kryejnë kthesa dhe kokëdollapçe shumë të qarta, megjithëse udhëtojnë me një shpejtësi mjaft të reduktuar, gjë që i bën vulnerabët ndaj interceptorëve të baterive antiraketore armike. Kësaj i duhet shtuar një aspekt tjetër, ai i lartësisë së ulët të fluturimit të raketave hipersonike: për shkak të kurbaturës tokësore, në fakt, standardet kryesore tokësore nuk arrijnë që të individualizojnë me pararojë të mjaftueshme vektorët hipersonikë armiq që lëvizin në lartësi shumë të ulëta. Ky aspekt, bashkë me kushtet për të cilat është diskutuar, ka si efekt kryesor atë të reduktimit më mënyrë drastike të kohës në dispozicion të mbrojtësve për ta individualizuar dhe interceptuar vektorin armik. Kontracioni i detyruar i ciklit vendimmarrës – shpesh i quajtur cikli OODA (Observe, Orient, Decide, Act) – i rrit në mënyrë eksponenciale probabilitetin e kryerjes së gabimeve njerëzore dhe e redukton në mënyrë drastike mundësinë që interceptori të arrijë ta neutralizojë raketën armike.

Advertisement

Sot ekzistojnë dy lloje raketash hipersonike: raketat kryqëzore hipersonike, të cilat janë shumë të ngjashme me raketat kryqëzore standard, porn ë ndryshim prej tyre janë të lëvizura nga një scramjet – bëhet fjalë për një sistem që i mundëson, pikërisht, të arrijnë shpejtësi më të larza se Mach 5 – dhe mjetet e kthimit hipersonike (Hypersonic Glide Vehicle – HGV). HGV nisen jashtë atmosfere nëpërmjet një vektori me vetështytje, i quajtur booster, për t’u shkeputur dhe vazhduar me pas rrugën e tyre deri në objektiv pa e përdorur asnjë sistem shtytës. Veçantia e këtyre armëve konsiston në aftësinë e tyre për të udhëtuar nëpërmjet atmosferës, duke kryer kthesa me shpejtësi shumë të lartë dhe duke e goditur objektivin duke e shkatërruar vetën me efektin e energjisë kinetike të akumuluar gjatë fluturimit.

Si lëvizin Shtetet e Bashkuara në garën hipersonike

Megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë filluar prej më shumë se një dekade ta studiojnë teknologjinë hipersonike, është vetëm duke filluar nga 2018, viti ku presidenti Putin zbuloi «armët e jashtëzakonshme» të tij, që Pentagoni ka nisur të investojë resurse të nevojshme, duke e përshpejtuar ndjeshëm zhvillimin e kësaj teknologjie në Amerikë. Faktikisht, duke filluar nga 2018, viti në të cilin National Defense Strategy ka përfshirë për herë të parë hipersoniken midis teknolgjive kyçe për të fituar luftërat e së ardhmes, një numër i madh i eksponentëve të Departamentit të Mbrojtjes ka shprehur preokupime të konsideroshme lidhur me atë që, sipas shumëve, mund të jetë një vulnerabilitet i Shteteve të Bashkuara karshi Rusisë dhe Kinës.

Çështja e vonesës amerikane respektivisht forcave revizioniste nënvizohet me shumë seri nga shumë, përfshi ish Nënsekretarin e Mbrojtjes për Kërkimin dhe Inxhinierinë, Michael Griffin, që në 2018 i ka habitur anëtarët e Kongresit amerikan, duke deklaruar në mënyrë implicite se Shtetet e Bashkuara në atë moment nuk qenë në posedim të asnjë sistemi në gjendje që ta mbronte territorin nga një sulm i armëve hipersonike të armiqve të tij. Përgjigja nuk ka vonuar të vijë: nëse në 2017 shpenzimi i rezervuar nga departamenti i Mbrojtjes për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë hipersonike ndalej në 800 milion dollarë, në vitin fiskal 2022 ai do të arrinte 3.8 miliard dollarë.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara kanë filluar programme të ndryshme të prirur që të pajisin forcat e armatosura amerikane sisteme armësh në gjendje që të shfrytëzojnë teknologjinë hipersonike. Midis këtyre, më të rëndësishmit janë ato të kryera nga US Navy – programi Conventional Prompt Strike (CPS), që në vitin 2021 ka përfituar 767 milion dollarë – dhe nga US Army – programi Long Range Hypersonic Weapon (LRHW), që në 2021 ka përfituar 832 milion dollarë. Të dy programme, që sot përfitojnë pjesën më të madhe e fondeve të vëna në dispozicion nga Pentagoni, përdorin gliderin hipersonik e quajtur Common Hypersonic Glide Body, ai mbi të cilin mbështetet funksionimi i Dark Eagle dhe që do të duhet të pajisë në të ardhmen edhe raketat e para hipseronike e njësive sipërfaqësore dhe nëndetëse të US Navy – diferenca e madhe qëndron në mënyrën me të cilën sistemet e armës të Ushtrisë dhe të Marinës e lëshojnë raketën. Ndërsa Ushtria synon ta reshtojë baterinë e saj të parë operative në 2023, Marina pret 2025 për të pajisur DDH klasi Zumwalt dhe deri 2028 që të mund t’i instalojë raketat në nëndetëset klasi Virginia.

Uashingtoni ka sqaruar qysh nga fillimi se, në ndryshim nga çka kanë bërë Kina dhe Rusia, vektorët amerikanë do të jenë të gjithë konvencionalë, domethënë jo të pajisur me testata bërthamore. Kjo zgjedhje e imponon Pentagonin që të zhvillojë bomba që të jenë në gjendje t’i godasin me saktësi ekstreme objektivat e tyre, gjë që kërkon teknologji edhe më të sofistikuara.

Duke parë zhvillimin e shpejtë e kapaciteteve ofensive të bazuara mbi teknologjinë hipersonike nga ana e Rusisë dhe Kinës, sot ajo që duket më urgjente për forcat e Uashingtonit nuk janë edhe aq kapaciteti ofensiv, sesa ai mbrojtës. Edhe në këtë rast, Michael Griffin ka shprehur pak fjalë optimiste lidhur me ktëtë, duke u deklaruar i gatshëm që Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të disponojnë një mbrojtje efikase kundër armëve hipersonike të paktën deri në mesin e viteve 20. Edhe në këtë rast, programet e nisura nga agjencitë amerikane janë të ndryshme, por kryesore, ajo që sot duket në gjendje të jap përgjigjen më konkrete, duket se është ajo e zhvilluar nga Missile Defense Agency (MDA).

Zgjidhja e propozuar nga MDA konsiston në një sistem mbrojtës multishtretër i realizuar në mënyrë të tillë që të garantojë mbrojtjen kundër kërcënimit të përfaqësuar nga HGV. Sistemi, i mbiquajtur Regional Hypersonic Missile Defense System, i shfrytëzon kapacitetet e ofruara nga nësitë detare amerikane me sistemin luftarak Aegis, dy interceptorë – raketën standard 6, ka mundësi në versionin e saj Block IB, dhe Glide Phase Interceptor, një raketë ende në fazë zhvillimi në gjendje të inerceptojë HGV në fazën finale të HGV, atë të vendosur – dhe një seri të gjerë e të diversifikuar sensorësh tokësorë dhe hjapësinorë. Sensorët hapësinorë përfaqësojnë një element themelor, duke qenë se, siç është thënë, ato të pozicionuar në truallin apo në nësitë detare nuk arrijnë t’i individualizojnë HGV përveçse jo në fazën finale të fluturimit.

Advertisement

Për këtë motiv, në janar të këtij viti, MDA i ka caktuar Northrop Grumman e L3Harris një kontratë 276 milion dollarëshe për realizimin e një konstelacioni të ri satelitor, të mbiquajtur Hypersonic and Ballistic Tracking Space Sensor (HBTSS), në gjendje t’i idnvidualizojë HGV në fazën e tyre fillestare, kur janë ende të lidhura me booster që i çon në orbitë. Të dhelnat e siguruara nga HBTSS, të përpunuara dhe të shkrira me atë to mbledhura nga të gjithë sensorët e tjerë, tokësorë e detarë, u dorëzohen njësove detare, të cilat munden në këtë mënyrë ta lëshojnë interceptorin pa i përdorur aparaturat e tyre radar në bord.

Entiteti i kërcënimit

Kina dhe Rusia duket se vrapojnë me më shpejtësi se Shtetet e Bashkuara në fishën e armëve hiperosnike. Rusia do ta ketë rreshtuar armën e saj hipersonike, Avangard, qysh në nëntorin e 2019 dhe do të ketë pajisur prej pak kohe gjuajtësin e saj me raketën Kinzhal, një armë në gjendje të manovrojë me shpejtësi më të larta se Mach 10 dhe e aftë të bartë një testatë bërthamore. Moska do të jetë duke punuar edhe për një raketë kryqëzore hipersonike, Zircon, e lançueshme një njësi detare dhe në gjendje të udhëtojë me shpejtësi më të larta se Mach 8.

Për sa i përket Kinës, ajo ka testuar herë të ndryshme dhe me rezultate po aq pozitive raketën balistike DF-17, të cilës do t’i lidhej një HGV, DF-ZF, dhe raketa balistike interkontinentale DF-41, edhe ajo e konsideruar në gjendje ta «shkëpusë» një HGV në gjendje që të montojë një testatë bërthamore. Për më tepër, pikërisht në ditët e kaluara, «Financial Times» ka furnizuar indikacione lidhur me një lëshim të mundshëm, nga ana kineze, e një HGV në gjendje të arrijë hapësirën, të ndjekë një rrugë gjysmëorbitale përreth globit tokësor dhe më pas të fillojë fazën e saj të kthesës drejt objektivit të caktuar. Edhe pse i hedhur poshtë nga autoritetet kineze, lajmi sipas të cilit testi do të kishte të bënte me një mjet normal hapësinor është pritur me frikë edhe nga mediat amerikane dhe nga nivelet ushtarake të Pentagonit. Gjenerali Glen VanHerck, Komandant i US Northern Command dhe i US Canadian North American Aerospace Defense Command (NORAD), është shprehur me fjalë shumë preokupuese lidhur me këtë, duke nënvizuar se testi i kryer nga Kina i ka vendosur «një sfidë domethënëse kapaciteteve që disponon NORAD për të furnizuar një paralajmërim sulmi ndaj forcave ushtarake amerikane» të vendosura në mbrojtje të territorit.

Advertisement

Sot rezulton e vështirë të jepet një vlerësim objektiv i aftësisë së arritur nga Kina dhe nga Rusia në fushën e armëve hipersonike. Të dy vendet janë faktikisht të interesuara që të tregojnë se aftësitë ushtarake për të forcuar pozicionin e tyre përballë rivalëve të tyre, por edhe aleatëve të tyre, dhe për të ushtruar deterrencë më të madhe kundrejt fuqive armike me to. Nga ana tjetër, edhe Departamenti i Mbrojtjes amerikan ka të gjithë interesin që t’i përfaqësojë ato ruse dhe kineze si armë të mrekullueshme në gjendje që t’i godasin pa asnjë vështirësi Shtetet e Bashkuara pa asnjë lloj vështirësie, për të përhapur kështu me shpejtësi një ndjenjë urgjence dhe rreziku dhe të sigurojë kështu fonde ekstra për arkat e Pentagonit.

Në ditëtë e sotme, efektivisht, shumë komentatorë dhe analistë të çështjeve ushtarake konkordojnë kur thonë në thënien se efikasiteti i armëve hipersonike shpesh është nënvlerësuar. Mbi të gjitha, raketat moderne balistike duken tashmë në vetëvete shumë të vështira për t’u interceptuar, sidomos nëse lëshohen me kripë dhe jo veçanërisht. Sipas tyre, Kina dhe Rusia do të ishin tashmë në gjenbdje t’i godisnin Shtetet e Bashkuara me raketat e tyre balistike interkontinentale. Efektivisht, duke parë se raketat balistike janë tashmë hipersonike, mbrojtjet moderne antiraketore nuk arrijnë gjithmonë t’i interceptojnë, pavarësisht se mund t’i parashikojnë trajektoren. Një aspekt tjetër që shumë komentatorë e theksojnë është pastaj ai i koeficentit të prodhimit: realizimi i raketave të këtij lloji kërkon një proces sa të gjatë aq edhe të kushtueshëm, gjë që e bën të pamundur prodhimin e një numri të lartë sistemesh.

Pastaj, shumë kritikë sugjerojnë se gjykojnë me maturi deklarimet propagandistike e shtypit amerikan, por edhe ruse e kinez, duke emfatizuar aspekte të ndryshme të natyrës kryesisht teknike. Për shembull, ata nënvizojnë se manovrat që HGV janë në gjendje të kryejnë gjatë fluturimit, përveç rritjes së manovrueshmërisë si vektorit, lejojnë kështu saktësi më të madhe dhe garantojnë mundësi më të mëdha për t’i shpëtuar interceptimit, përcaktojnë edhe një reduktim të shpejtësisë, me në reduktim pasues të energjisë kinetike të akumluar nga vektori në momentin e përplasjes. Veç kësaj, nxehtësia që çliruar prej tyre mund ta dëmtojë me lehtësi sistemin e lundrimit, duke e bërë të pamundur sistemin e kontrollit të HGV nga larg dhe duke e lehtësuar individualizimin e vektorit – shumë sensorë arrijnë që ta kapin me lehtësi diferencën e temperaturës e një trupi respektivisht mjedisit rrethues. Që fuqitë kryesore globale po konfrontojnë një lloj gare ndaj armatimeve hipersonike duket tashmë një e dhënë faktike.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina – por edhe aktorë të kalibrit më të ulët si Franca, India dhe Mbretëria e Bashkuara – po zhvillojnë me shpejtësi armë hipersonike të llojeve të ndryshme, duke shpalosur rezultatet e para mbi mediat kryesore kombëtare. Pavarësisht kësaj, efikasiteti real i armëve hipersonike dhe impakti që ato do të kenë mbi kryerjen e operacioneve ushtarake janë elementë që kërkojnë ende kohë që të mund të vlerësohen në mënyrë objektive. Shumë analistë konsiderojnë se efikasiteti i këtyre raketave mund të jetë i rëndësishëm në teatro luftërash rajonale, ku distancat e kufizuara do t’i reduktononin ndjeshëm problemet e përshkruara më sipër, por se këto armë nuk do të kishin në impakt të madh mbi stabilitetin energjitik midis fuqive të mëdha, as mbi deterrencën bërthamore. Kjo që duket e qartë sot, në virtyt të karakteristikabe të manovrueshmërisë dhe të shpejtësisë, është se raketat hipersonike janë potencialisht në gjendje që të vënë në vështirësi një aktor të pajisur me teknologjitë më moderne e mbrojtjes antiraketore.

Advertisement

A Stelle e Strische- Përgatiti për TemA: Armin Tirana

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy