Biden dhe republikanët shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për tavan të borxhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden dhe republikanët shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për tavan të borxhit

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe liderët republikanë, kanë shprehur optimizëm me rezervë, nëse mund të arrihet një marrëveshje për të rritur tavanin e borxhit qeveritar.

 

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy u ka thënë gazetarëve, pas takimit, se të dyja palët kanë ende dallime në qëndrime.

 

Advertisement

Kjo bllokadë e ka detyruar presidentin Biden që të shkurtojë një udhëtim jashtë vendit.

 

Pa arritur një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara do të mund të përballen me borxh në vlerë prej 31.4 trilionë dollarëve, prej 1 qershorit.

 

Advertisement

Dështimi eventual i Qeverisë amerikane për të paguar obligimet e borxhit, rrezikon edhe kaos global financiar.

 

Presidenti Biden ka thënë të martën se takimet disaorëshe në Zyrën Ovale, kanë qenë “të mira dhe produktive”.

 

Advertisement

Në takim kanë marrë pjesë demokratë në pozita të larta, përfshirë nënpresidenten, Kamala Harris, shefin e shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.

 

Në këmbim të ofrimit të mbështetjes për rritje të tavanit të borxhit, liderët republikanë janë duke kërkuar shkurtime buxhetore.

 

Advertisement

Ata po kërkojnë edhe ashpërsimin e kërkesave për pranuesit e ndihmës qeveritare.

 

Biden do të udhëtojë të mërkurën në Japoni, për të marrë pjesë në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara, G7.

 

Advertisement

Planet kanë qenë që ai më pas të shkojë në Papa Guinenë e Re, dhe Australi, mirëpo ato udhëtime janë anuluar.

 

Prekja e tavanit të borxhit nënkupton që Qeveria amerikane nuk mund të huazojë më shumë para.

 

Advertisement

Kjo do të thotë se Qeveria nuk mund të paguajë më pagat e punëtorëve federalë, dhe atyre ushtarakë.

 

Edhe pagesat për pensionistët, ndalen, po ashtu.

 

Advertisement

Kongresi amerikan ka votuar shpesh në të kaluarën për të rritur tavanin e borxhit.

 

Një mosmiratim i rritjes së tavanit – çka do të shënonte herën e parë – mund të shembë besimin në politikën amerikane dhe aftësinë e saj për të paguajë faturat.

 

Advertisement

Ekspertët kanë paralajmëruar se ekonomia amerikane mund të përballet edhe me recesion dhe rritje të shkallës së papunësisë./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy