“Biden do të shkatërrojë Amerikën”/ Trump sulmon edhe Kinën për virusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Biden do të shkatërrojë Amerikën”/ Trump sulmon edhe Kinën për virusin

Republikanët amerikanë kanë përfunduar kongresin 4 ditor duke nominuar sërish Donald Trump si kandidat në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.

Gjatë fjalimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se sfiduesi i tij demokrat Joe Biden do të “shkatërrojë” ëndrrën amerikane nëse fiton garën.

Advertisement

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Ish-nënpresidenti nuk është shpëtimtar i shpirtit të Amerikës. Ai është shkatërruesi i vendeve të punës dhe nëse i jepet mundësia, ai do të jetë shkatërruesi i madhështisë amerikane. Për 47 vjet, Joe Biden mori kuotat e dhuruara nga punëtorët, dhe pastaj fluturoi përsëri për në Uashington dhe votoi për t’i dërguar vendet tona të punës në Kinë dhe në shumë vende të tjera të largëta. Axhenda e Biden-it është bërë në Kinë, axhenda ime është bërë në SHBA”.

Në fjalimin e tij 70-minutësh, presidenti Trump sulmoi ashpër kundërshtarin demokrat, duke e përshkruar atë si “kali i Trojës” për radikalët e majtë dhe anarkistët që duan të shkatërrojnë vendin.

Advertisement

Trump theksoi qëndrimin e tij të ashpër ndaj Kinës dhe fajësoi Pekinin që lejoi daljen e koronavirusit nga kufijtë e vendit.

Fjalimi u pasua me një shfaqje të pazakontë fishekzjarresh që ravijëzonin emrin “Trump” dhe “2020” mbi Monumentin e Uashingtonit dhe Shëtitores Kombëtare.

Mbi 1’000 pjesëmarrësit e ftuar, përfshirë shumë anëtarë republikanë të Kongresit, qëndruan të ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumica nuk mbanin maska, duke kundërshtuar kështu këshillat e shëndetit publik në mesin e pandemisë së koronavirusit.

“Biden do të shkatërrojë Amerikën”/ Trump sulmon edhe Kinën për virusin shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy