Biden fton 110 vende në samitin virtual për demokracinë, mungon Kina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden fton 110 vende në samitin virtual për demokracinë, mungon Kina

Mes 110 vendeve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë në samitin virtual për demokracinë, të mbështetur fuqishëm nga presidenti amerikan Joe Biden, janë aleatët evropianë, Iraku dhe India, siç thuhet në listën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Nga ana tjetër, lista nuk përfshin Kinën, e akuzuar vazhdimisht nga administrata Biden për shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin Xinjang, Tibet dhe Hong Kong.

Mbledhja online është një ngjarje që Biden premtoi ta zhvillojë, ndërsa kandidoi për presidencë vitin e kaluar, me synimin për të bashkuar vendet me të njëjtin mendim rreth përpjekjeve për të luftuar korrupsionin dhe autoritarizmin dhe për të promovuar të drejtat e njeriut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy