Biden hap TikTok, kjo është videoja e parë që postoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden hap TikTok, kjo është videoja e parë që postoi

Presidenti i SHBA Joe Biden hapi një llogari në TikTok të dielën, duke postuar një video 26 sekonda.

Uashingtoni ka kritikuar ashpër platformën e mediave sociale vitet e fundit, si nën republikanin Donald Trump, ashtu edhe tani nën demokratin Biden.

TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është akuzuar nga shumë politikanë amerikanë si një mjet propagandistik i qeverisë kineze, gjë që kompania e mohon me forcë.

Në videon e postuar dje në llogarinë e tij të fushatës @bidenhq, presidenti 81-vjeçar demokrat trajtoi një sërë temash, nga politika te NFL.

Advertisement
@bidenhqlol hey guys

♬ Fox nfl theme – Notrandompostsguy

Shumë shtete dhe madje edhe qeveria federale i ndalojnë punonjësit e qeverisë që të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre celularë, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.

Në Montana, një gjykatës së fundmi bllokoi nismën e qeverisë së shtetit për të ndaluar plotësisht TikTok.

Advertisement

Megjithëse Uashingtoni është ende duke hetuar TikTok, nuk duket se po shqyrton veprime të menjëhershme federale për të ndaluar ose kufizuar përdorimin e mediave sociale.

“Tani duket se ideja e një ndalimi u promovua më shumë për të fituar pikë politike sesa si një përpjekje serioze për të miratuar legjislacionin”, tha David Green, një avokat për të drejtat civile, për gazetën The Guardian.

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kjo platformë u mundëson kandidatëve t’u bëjnë thirrje të rinjve, të cilët kryesisht përdorin TikTok. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy