Biden i prerë: Nuk kam ndërmend të flas me Putin, ushtria amerikane s’do të shkojë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden i prerë: Nuk kam ndërmend të flas me Putin, ushtria amerikane s’do të shkojë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk ka në plan të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë theksoi se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s, por nuk do të vendoset në Ukrainë, duke thënë se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konfliktin me Rusinë në Ukrainë.

“Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të qetësuar ata aleatë në lindje”, thotë ai. “Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane”, tha Biden.

Biden shtoi se ai beson se NATO është më e bashkuar se kurrë më parë dhe se “nuk ka dyshim” se SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s do të përmbushin angazhimet e tyre të traktatit. Mijëra forca tokësore dhe të tjera amerikane janë dislokuar në vendet e NATO-s në Evropën Lindore që ndihen të kërcënuara nga Rusia, duke përfshirë Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë në Baltik, si dhe Poloninë dhe Rumaninë.

Advertisement

Më herët në fjalimin e tij përpara popullit amerikan,  Biden tha se Rusia  do   paguajë me çmim të lartë ofensivën ushtarake në Ukrainë, ndërkohë  paralajmëroi sanksione të reja  kundër ekonomisë ruse dhe oligarkëve rusë, shkruan CNN.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy