“Biden kërkon të bllokojë vendin për vite me radhë”/ Trump: Çmenduri! Nuk do të ketë bllokim!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Biden kërkon të bllokojë vendin për vite me radhë”/ Trump: Çmenduri! Nuk do të ketë bllokim!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump akuzoi kandidatin për president, Joe Biden se planifikon të bllokojë për vite të tëra vendin. Me anë të një postimi në “Facebook”, Trump siguroi se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Sipas tij, vendi nuk do të përjetojë një bllokim të dytë.

 

“Biden dëshiron të bllokojë vendin tonë, ndoshta për vite me radhë. Çmenduri! Nuk do të ketë bllokime. Rikthimi i madh amerikan është rrugës!!!”

 

Advertisement

Trump dhe Biden janë përplasur vazhdimisht me njëri-tjetrin gjatë fushatës për pandeminë dhe menaxhimin e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy