Biden mes dy zjarreve, këshilltarët i kërkojnë të mos e shtyjë datën e tërheqjes nga Afganistani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden mes dy zjarreve, këshilltarët i kërkojnë të mos e shtyjë datën e tërheqjes nga Afganistani

Këshilltarët më të afërt raportohet se e kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos e zgjasë datën e tërheqjes nga Afganistani përtej asaj të caktuar tashmë në 31 gusht.

CNN raporton se Pentagoni i ka sugjeruar presidentit amerikan që të vendosë deri sot nëse do të zgjasë ose jo afatin.

Zgjatja ose jo e afatit të tërheqjes është shumë e rëndësishme dhe për largimin e 5,800 ushtarëve amerikanë që ruajnë aeroportin e Kabulit.

Nga ana tjetër, talebanët nuk do të lejojnë zgjatje të misionit të evakuimit përtej 31 gushtit. Ata kanë lëshuar një ultimatum drejtuar Shteteve të Bashkuara duke vendosur rikujtuar se kjo është data e fundit për t’u larguar.

Advertisement

“Presidenti Biden ka thënë se trupat do të largohen deri në këtë datë, dhe zgjatja e misionit nënkupton zgjatje të pushtimit të Afganistanit”, pohoi zyrtari taleban, i cili paralajmëroi për pasoja nëse kushtet do të ndryshonin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy