Biden paralajmëron ashpërsinë e sulmeve të Putin:

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden paralajmëron ashpërsinë e sulmeve të Putin:

Presidenti Joe Biden ka thënë mbrëmjen e kaluar se Vladimir Putin është me shpatulla pas murit në Ukrainë ndërkohë që lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e katërt. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se beson se Rusia po përgatitet për operacione false, për të akuzuar palët e tjera.

“Putin është me shpatulla pas murit. Ai nuk e priste shtrirjen dhe forcën e unitetit tonë. Dhe sa më shumë të gjendet me shpatulla pas murit, më e madhe është mundësia e përdorimit të taktikave të ashpra.

E kemi parë edhe më parë. Ai ka bërë shumë operacione false. Kur fillon të flasë për diçka që mendon se është gati ta bëjë NATO, Ukraina apo SHBA, do të thotë që ai është gati ta bëjë atë për të cilën akuzon”, tha Biden.

Presidenti i Amerikës ka thënë se fakti që Rusia thotë që në Ukrainë ka armë biologjike dhe kimike është një shenjë që tregon se Putin është gati t’i përdorë të dyja këto lloj armësh.

Advertisement

Ministria e Mbrojtjes ruse ka akuzuar Kievin se ka planifikuar një sulm kimik kundër popullit të vet, por pa sjellë asnjë provë. Këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan ka paralajmëruar Rusinë për pasoja nëse vendos që të përdorë armë biologjike në Ukrainë. Ky  koment është bërë në hillim të Marsit dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka specifikuar se cilat do të jenë këto pasoja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy