Biden: SHBA nuk do të dërgojë avionë luftarakë F16 në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: SHBA nuk do të dërgojë avionë luftarakë F16 në Ukrainë

SHBA nuk do të dërgojë në Ukrainë avionë luftarakë F16. Kështu tha presidenti Joe Biden, duke njoftuar njëkohësisht udhëtimin e tij të ardhshëm në Poloni.

 

Nga ana tjetër presidenti Zelensky kërkoi nga fuqite Perendimorë që të miratojnë sa më shpejt vendimet e ndihmes ushtarake drejtuar Ukrainës.

 

Advertisement

“Vendimet” e marra nga aleatët “kanë qenë të mira, por është thelbësore që vendimet e forta të jenë në kohën e duhur. Është shumë e rëndësishme që ne të reagojmë shpejt”, shtoi Volodymyr Zelensky.

 

Ai specifikoi se Ukraina ka ndarë me partnerët “të gjitha informacionet e inteligjencës që marrim”.

 

Advertisement

 “Nuk mund të ketë sekrete, unë kam besim në ushtrinë tonë. Mendoj se gradualisht do t’i ndalim rusët, do të përgatisim kundërofensivën tonë të madhe.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy