Biden takon Kevin McCarthy, Presidenti dhe Kreu i Dhomës së Përfaqësuese diskutojnë tavanin e borxhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden takon Kevin McCarthy, Presidenti dhe Kreu i Dhomës së Përfaqësuese diskutojnë tavanin e borxhit

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, konfirmoi se pati një diskutim produktiv për tavanin e borxhit me presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë, por ende nuk ka një marrëveshje. Uashingtoni po përpiqet të arrijë një kompromis buxhetor për rritjen e kufirit të huamarrjes në kohë, për të shmangur një krizë të shkaktuar nga pamundësia e qeverisë amerikane për të shlyer detyrimet financiare.

 

Ky është një moment vendimtar për presidentin demokrat dhe kryetarin republikan të dhomës së përfaqësuesve, vetëm 10 ditë përpara skadimit të afatit për të rritur tavanin e borxhit.

 

Advertisement

Më 1 qershor, Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë para të mjaftueshme për të shlyer borxhet dhe detyrimet e tjera financiare.

 

“Ne të dy folëm për nevojën për një marrëveshje dypartiake”, tha Presidenti Biden duke theksuar se është optimist për arritjen e një përparimi. I të njëjtit mendim ishte edhe Mccarthy.

Më herët Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, në një letër drejtuar Kongresit, bëri të ditur se “ka shumë gjasa” që Departamenti i Thesarit mund të mos jetë në gjendje të paguajë të gjitha faturat e vendit.

Advertisement

 

Uashingtoni po përpiqet të arrijë një kompromis buxhetor për rritjen e kufirit të huamarrjes në kohë, për të shmangur një krizë të shkaktuar nga pamundësia e qeverisë amerikane për të shlyer detyrimet.

 

Ky është një moment vendimtar për presidentin demokrat dhe kryetarin republikan të dhomës së përfaqësuesve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy