Biden: Trump, nxitës i dhunës/ Pelosi: Të zbatohet amendamenti i 25-të i kushtetutës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: Trump, nxitës i dhunës/ Pelosi: Të zbatohet amendamenti i 25-të i kushtetutës

Si një nga ditët më të errëta në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cilësoi presidenti i zgjedhur Joe Biden, ditën kur mbështetësit e Trump hynë me forcë në ndërtesën e Kapitolit.

 

Biden në një konferencë për shtypë akuzoi presidentin Trump se ka nxitur dhunën dhe ka sulmuar demokracinë.

 

Advertisement

“Mos guxoni t’i quani ata protestues. Ata ishin një turmë turbulluesish, kryengritës, terroristë të brendshëm. Është kaq e thjeshtë! Katër vitet e kaluara kemi pasur një president i cili e ka bërë të qartë përbuzjen e tij për demokracinë tonë, Kushtetutën, shtetin e së drejtës, në gjithçka që ai ka bërë. Ai ndërmori një sulm në shkallë të plotë ndaj institucioneve të demokracisë sonë që nga fillimi dhe dje ishte vetëm kulmi i atij sulmi të pandërprerë.”

 

Biden po ashtu  kritikoi autoritetet se u janë përgjigjur më butë protestuesve pro-Trumpit sesa protestuesve kundër racizmit.

 

Advertisement

“Askush nuk mund të thotë se nëse do të kishte qenë grupi i Black Lives Matter  që protestonin dje ata do të ishin trajtuar shumë, shumë më ndryshe sesa turma e banditëve që sulmuan Kongresin. Ne të gjithë e dimë se kjo është e vërtetë dhe është gjë e papranueshme.”

 

Nderkohe, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi bëri thirrje që presidenti Donald Trump të largohet nga detyra përmes aktivizimit të amendamentit të 25-të të Kushtetutës.

 

Advertisement

“A i qëndrojnë ata këtyre veprimeve? A janë ata të gatshëm të thonë se për 13 ditët e ardhshme ky njeri i rrezikshëm nuk mund t’i bëjë më shumë dëm demokracisë sonë. Edhe pse kanë mbetur vetëm 13 ditë, çdo ditë mund të jetë një shfaqje horror.”

 

Joe Biden dhe Kamala Heris do të kryesojnë shtëpinë e bardhë në katër vitet e ardhshme. Ky ishte vendimi zyrtar i kongresit amerikan pas numërimit të votave elektorale, 306 prej të cilave shkuan për dyshen Biden-Harris dhe 232  për presidentin në largim Donald Trump dhe zëvendës presidentin Mike Pence.

 

Advertisement

Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit amerikan është hapi i fundit në procesin zgjedhor, para inaugurimit më 20 janar.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy