Bie Kherson-i, qyteti më i madh i kapur nga forcat ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bie Kherson-i, qyteti më i madh i kapur nga forcat ruse

Ushtria ruse raportohet se ka marrë qytetin jugor të Kherson-it, në kufi me veriun e rajonit të Krimesë, ku prej disa ditësh vijonin luftimet e ashpra mes palëve.

Edhe Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.

Nëse qyteti ka rënë, do ta bënte atë më të madhin në Ukrainë, që është kapur nga forcat ruse deri më tani.

Gjatë natës u raportua se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe se kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin kapur.

Advertisement

Me një popullsi rreth 250 mijë banorë, qyteti është i një rëndësie strategjike, pasi gjendet shumë pranë Odesa-s dhe është portë hyrëse në Detin e Zi.

Kryetari i Bashkisë së Kherson-it, prej ditësh ka kërkuar ndihma ushqimore dhe mjekësore nga Qeveria Qendrore.

Në rrugë jo-zyrtare, mendohet se rreth 200 persona kanë humbur jetën gjatë dyluftimeve. Shumica e tyre, sipas një burimi të medias shtetërore britanike BBC në terren, janë civilë.

Luftime po zhvillohen edhe në zona të tjera si qyteti i Zhytomyr-it në Ukrainën veriore apo në Mariupol.

Advertisement

Viktima janë raportuar edhe në këto dy qytete, por numri ende është i paqartë.

Kjo natë e gjashtë luftimesh, është edhe më e ashpra e javës mësymëse të Rusisë në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy