Bie ritmi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bie ritmi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara

Në Nju Jork beteja mbi vaksinimin e detyruar është ashpërsuar në distriktin më të madh shkollor të vendit.

 

“Do të më pushojnë nga puna. Kjo është dita ime e fundit”, thotë Asia Levystone, mësuese në Nju Jork e cila refuzon të vaksinohet.

 

Advertisement

“Do të humbasim ndoshta 10-15 përqind të stafit që do të thotë klasa më të mëdha, ë të mbipopulluara që do të jenë më pak të sigurta për nxënësit tanë”, thotë Annie Tan, mësuese e shkollave publike në Nju Jork.

 

Vaksinimi i detyruar, që supozohej të hynte në fuqi të hënën, do të kishte lejuar qytetin të pezullonte punonjësit, pa pagesë, nëse ata nuk respektojnë udhëzimin. Sipas burimeve lokale rreth10 mijë mësues mbeten të pavaksinuar.

 

Advertisement

Rastet e infektimeve po rriten mes nxënësve dhe personelit në shkolla duke ngritur shqetësimin e prindërve.

 

“Ideja se po të mbash maskë dhe distancë fizike, nuk ke pse të karantinohesh, është një farsë sepse ne e dimë që fëmijët tanë nuk mund të mbajnë maskën për 8 orë dhe ne e dimë që ata nuk mund të mbajnë distancë fizike”, thotë Tauje Sutton.

 

Advertisement

 

Një përballje e ngjashme po shfaqet gjithashtu në spitalet e shtetit të Nju Jorkut, ku një urdhëresë që kërkon që punonjësit e kujdesit shëndetësor të vaksinohen, hyn në fuqi të hënën.

 

Guvernatorja Kathy Hochul po përgatitet të sjellë personel shtesë dhe gardën kombëtare nëse spitalet kanë nevojë për ndihmë.

Advertisement

 

Në Oklahoma, mijëra persona të kualifikuar po vërshojnë të marrin dozën e tretë. Punonjësi i shkollës publike, Matthew Luria, është mirënjohës që ka mundësinë për të marrë dozën përforcuese.

 

“Është mirë që ne kemi këtë mundësi dhe do të inkurajoja edhe të tjerët të shkojnë dhe të marrin vaksinën”.

Advertisement

 

Punonjësit e shëndetësisë kualifikohen gjithashtu për dozën e tretë.

 

“Të gjithë ne morëm sot dozen e tretë”, thotë Bob Manson me sistemin shëndetësor Saint Francis.

Advertisement

 

 

Në Kolorado, 51-vjeçari Tom Schneider, dikur skeptik për vaksinën, nuk e priste se do të duhej të vendosej më pas në respirator për një muaj.

 

Advertisement

“Kam ndryshuar mendimin. Nuk ja vlen të rrezikosh. Duhet të marrësh vaksinën sepse ka kaq shumë faktorë që mund të ndikojnë dhe t’ju ndryshojnë tërë jetën ose t’ju vrasin”.

 

Shoqata e mësuesve të Nju Jorkut e kundërshtoi vendimin për vaksinimin e detyruar, kështu që tani për tani duken fitimtarë por beteja nuk ka mbaruar. Vendimi tani shkon para një paneli prej tre gjyqtarësh për shqyrtim të mërkurën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy