Bien kambanat e luftës në Lindjen e Mesme, Irani nis dhjetëra dronë drejt Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bien kambanat e luftës në Lindjen e Mesme, Irani nis dhjetëra dronë drejt Izraelit

Sirenat e luftës po bien në Lindjen e Mesme, pasi sulmi i Iranit, i cili pritej në orët e fundit, ka nisur të ndodhë kundër Izraelit pas kapjes së anijes izraelite nga Garda Revolucionare. Sipas raporteve të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, Teherani ka nisur sulmet me të paktën 50 dronë të cilët pritet të arrijnë në Izrael brenda orëve të ardhshme.

Ushtria izraelite ka konfirmuar nga ana e saj se dhjetëra dronë po shkojnë drejt Izraelit, duke deklaruar se janë në gatishmëri të plotë.

Për shkak të klimës së nxehtë, Izraeli është në proces të mbylljes së hapësirës ajrore, gjë që e kanë bërë edhe Irani edhe Jordania.

Në fjalën e tij mes zhvillimeve shpërthyese, kryeministri izraelit deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t’i përgjigjet Teheranit.

Advertisement

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli po përgatitet për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani”, theksoi ai.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë zhvilluar dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është e fortë. Ne e vlerësojmë qëndrimin e SHBA-së pranë Izraelit, si dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy