Bilanc dramatik në Gaza, 700 të vrarë nga bombardimet izraelite gjatë 24 orëve të fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilanc dramatik në Gaza, 700 të vrarë nga bombardimet izraelite gjatë 24 orëve të fundit

Luftimet në Gaza janë bërë edhe më të përgjakshme.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit  janë vrarë të paktën 700 palestinezë. Ndërkohë 60 të tjerë janë arrestuar   gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor.

 

Grupi terrorist Hamas ka bërë  me dije se shkëmbimi mes pengjeve izraelite  dhe të burgosurve palestinezë  nuk do të rifillojë pa u ndalur bombardimet në Gaza.

 

Advertisement

Por duket se edhe Izraeli nuk është i interesuar për armëpushimin, pasi ka tërhequr negociatorët nga Katari, me arsyetimin se Hamasi ka shkelur marrëveshjen.

 

Ndërkohë ministri i jashtëm i Iranit paralajmëroi se rrezikohet përhapja e konfliktit rajonal nëse Izraeli nuk ndalon krimet e luftës.

 

Advertisement

Situata duket katastrofike në Gaza, ku  civilët janë ekspozuar ndaj sëmundjeve  nga mungesa e higjienës. Po ashtu edhe spitalet po përballen me mungesë të furnizimeve,  ndërsa numri i të shtruarve është përtej kapacitetit .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy