Bilanc lufte në Brazil/ Më shumë se 100 mijë viktima nga koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilanc lufte në Brazil/ Më shumë se 100 mijë viktima nga koronavirusi

Brazili ka regjistruar më shumë se 100.000 të vdekur nga COVID-19. Ky është numri i dytë më i madh në botë i viktyimave.

Virusi vrau 50,000 njerëz në tre muaj, por ai numër u dyfishua në vetëm 50 ditë. Deri më tani ka pasur më shumë se tre milionë raste të konfirmuara.

Advertisement

Pandemia nuk është akoma në kulm, por dyqanet dhe restorantet tashmë janë rihapur.

Presidenti Jair Bolsonaro ka minimizuar ndikimin e virusit dhe kundërshtoi masat që mund të godisnin ekonominë.

Advertisement

Ekspertët janë ankuar për mungesë të një plani të koordinuar nga qeveria Bolsonaro pasi autoritetet lokale tani përqendrohen në rifillimin e ekonomisë, e cila ka të ngjarë të nxisë përhapjen e virusit.

Reagimi i qeverisë po drejtohet nga një gjeneral i ushtrisë i cili nuk ka përvojë në shëndetin publik.

Advertisement

Dy ministra të mëparshëm të shëndetësisë, të dy mjekë, u larguan nga puna pasi nuk u pajtuan me presidentin për masat distancuese sociale dhe përdorimin e hidroksilklorinës si një trajtim, megjithëse studimet thonë se është joefektive dhe madje, edhe e rrezikshme.

Shifrat e viktimave dhe të infektuarve në Brazil besohet të jenë shumë më të larta për shkak të testimeve të pamjaftueshme. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë shifra më të larta.

Advertisement

“Ne duhet të jetojmë në dëshpërim, sepse kjo është një tragjedi si një luftë botërore. Por Brazili është nën anestezi kolektive. Mesazhi i qeverisë sot është: Infektohuni me koronavirus dhe nëse është serioz, do të ketë një kujdes më intensive për ju. Kjo përmbledh politikën tonë sot”, tha Dr. Jose Davi Rubanez.

Ekzistojnë frikë se sëmundja po përhapet më shpejt në lagje të privuara dhe zona të thella, siç janë komunitetet autoktone, ku kujdesi shëndetësor është i vështirë.

Bilanc lufte në Brazil/ Më shumë se 100 mijë viktima nga koronavirusi shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy