Bleu pasaportë të vjedhur në TikTok dhe u nis për në Dublin/ Arrestohet 23 vjeçari shqiptar (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bleu pasaportë të vjedhur në TikTok dhe u nis për në Dublin/ Arrestohet 23 vjeçari shqiptar (EMRI)

Një shqiptar, i identifikuar si Jurgen Quku, 23 vjeç është dënuar me 6 muaj burg , teksa po fluturonte për në Dublin me pasaportë të vjedhur që e kishte blerë në Tik Tok

 

23 vjeçari, u vu para gjykatës i akuzuar për përdorimin e një pasaporte që i ishte dhënë një personi tjetër.

 

Advertisement

Quku u arrestua në aeroport pasi zyrtarët e emigracionit vunë re se i akuzuari po përpiqej të përdorte pasaportën e një burri tjetër për të hipur në një fluturim për në Dublin.

 

Quku tha në polici se ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte kaluar në Greqi në këmbë për shkak të ndalimit të udhëtimit. Pas një jave në Greqi, ai kishte blerë një pasaportë holandeze të vjedhur nga një shitës në TikTok dhe e përdori atë për të udhëtuar në Maltë.

 

Advertisement

Sakaq, gjykata urdhëroi që ai të rikthehej në Shqipëri menjëherë pas vuajtjes së dënimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy