Blinken bën thirrje Hamasit të pranojë armëpushimin: S’ka më vonesa, as justifikime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken bën thirrje Hamasit të pranojë armëpushimin: S’ka më vonesa, as justifikime

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Hamasit të pranojë “pa vonesë të mëtejshme” propozimin për armëpushim në Gaza , i cili përfshin lirimin e pengjeve të mbajtura në enklavën palestineze.

“Nuk ka më vonesa, as justifikime. Tani duhet të veprojmë”, u tha Blinken gazetarëve në Jordani pak para se të nisej për në Izrael në turneun e tij të shtatë në rajon që nga fillimi i luftës gati shtatë muaj më parë.

“Ne duam që kjo marrëveshje të zbatohet brenda ditëve në vijim”, theksoi ai.

Kur u pyet për qëllimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të nisur një sulm tokësor në Rafah, qyteti në Rripin jugor të Gazës që është bërë strehë për 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur, Blinken tha se prioriteti i Uashingtonit është të arrijë një marrëveshje armëpushimi.

Advertisement

“Kjo është mënyra më e mirë, mënyra më efektive, për të lehtësuar vuajtjet dhe për të krijuar atë lloj mjedisi që do të na lejojë të shpresojmë të çojmë në diçka vërtet të qëndrueshme dhe të sjellim paqe të qëndrueshme për njerëzit që kanë nevojë dëshpërimisht për të.”

Lidhur me bisedimet në Izrael të mërkurën, Blinken tha se do të diskutojë me Netanyahu se çfarë hapash duhen marrë për të rritur ndihmën për Gazën.
Edhe pse ka pasur disa përmirësime në aspektin humanitar, ai theksoi se duhet bërë shumë për të siguruar që ndihma të arrijë tek njerëzit.

Blinken tha se dërgesat e ndihmës së parë direkt nga Jordania për në pikën kufitare Erez të rihapur së fundmi në Gazën veriore do të nisen brenda ditës, ndërsa mallrat mbërrijnë përmes portit të Ashdod.

Korridori i ri detar do të jetë gati për rreth një javë, shtoi ai. “Por ka ende shumë për të bërë. Ne kemi nevojë për një mekanizëm de-përshkallëzimi që është efektiv dhe funksionon – kjo është një punë në progres”, komentoi ai./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy