Blinken kërkon nga Rusia t’i tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken kërkon nga Rusia t’i tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërkoi tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga kufijtë e Ukrainës.

 

Blinken i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

 

Advertisement

Sipas tij, Blinken theksoi gatishmërinë e SHBA-së dhe të aleatëve të saj perëndimorë për të vazhduar bisedimet me Rusinë, në lidhje me shqetësimet reciproke të sigurisë.

 

Blinken përsëriti angazhimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të drejtën e të gjitha vendeve për të përcaktuar politikën dhe aleancat e tyre të jashtme, tha Price.

 

Advertisement

Kryediplomati amerikan po ashtu tha se pushtimi i mundshëm i Ukrainës, do ta përballte Rusinë me pasoja të shpejta dhe të rënda dhe i bëri thirrje Moskës që të ndjekë rrugën diplomatike.

 

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, që po shihet si përgatitje për një pushtim të mundshëm.

 

Advertisement

Bisedimet midis Blinkenit dhe Lavrovit janë bisedimet e para direkte të diplomatëve, që prej se Uashingtoni dërgoi përgjigje të shkruar javën e kaluar për kërkesat e sigurisë së Rusisë./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy