
Nga Turqia Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Uashingtoni mbështet plotësisht anëtarësimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Finlanda dhe Suedia kanë ndërmarrë tashmë hapa konkretë për të përmbushur angazhimet që ata përmbushën në bazë të memorandumit trepalësh të marrëveshjes që ata nënshkruan,” tha Blinken, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht pranimin e tyre në aleancë “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Por Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, theksoi se të gjitha palët në aleancë duhet të bindin veçanërisht Suedinë që të ndërmarrë më shumë veprime për të fituar mbështetjen e Ankarasë.
Suedia bëri një ndryshim ligji, por ne shohim se çdo lloj aktiviteti, duke përfshirë financimin e terrorizmit, rekrutimin dhe propagandën, po vazhdojnë në Suedi. Nëse ata marrin hapa që bindin parlamentin dhe popullin tonë, mund të ketë një zhvillim në këtë drejtim.
Kërkesa e vendeve nordike per tu anetaresuar ne NATO ka ngecur pasi Turqia ka refuzuar ta ratifikoj ate , duke thënë se Stokholmi në veçanti ka strehuar ata që i quan anëtarë të grupeve terroriste.
Ndër ceshtjet që u diskutua gjate takimit ishte edhe kerkesa e ministrit te jashtem turk per ofrimin e avioneve F-16 nga SHBA.
“ Ankaraja nuk mund të blejë F-16 dhe në këto kushte besoj se kjo ceshtje mund të zgjidhet nëse qeveria amerikane merr një qëndrim të vendosur.”
I pyetur për këtë, Anthony Blinken u përgjgj se SHBA e mbështet Tiurqinë për blerjen avionëve luftarakë,por nuk specifikoi një datë se kur do të ndodhë kjo.
Pas takimit me minstrin e jashtem turk Blinken takoi edhe presidentin Erdogan, takim i cili zgjati rreth 1 ore. Me heret sekretari amerikan i shtetit njoftoi 100 milione dollare ndihme humanitare per Turqine pas demeve që shkaktuan termetet me 6 shkurt.