Avokatët: Mos i shkrini Gjykatat, nuk mund të krahasohemi me vendet nordike, kemi shumë të dënuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokatët: Mos i shkrini Gjykatat, nuk mund të krahasohemi me vendet nordike, kemi shumë të dënuar

Pas dhomës së avokatisë së Korçës edhe ajo e Shkodrës është rreshtuar kundër hartës së re të sistemit gjyqësor.

 

Drafti i prezantuar nga ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i lartë Gjyqësor synon: uljen e kostove dhe afrimin e gjykatës me qytetarin si dhe rritjen e fikasitetit dhe eficencës profesionale të gjyqtarëve. Por sipas juristëve, një gjë e tillë nuk mund të ndodh për një sërë arsyesh.

 

Advertisement

 

ANTON KOSTERI

KRYETAR I DHOMES SE AVOKATISE SHKODER

E para, afrimi i qytetarit me gjykatën nuk mund të ndodh pasi qytetarët nga skajet më të largëta do jenë të detyruar të shkojnë drejt Tiranës, ku përveç kostove të udhëtimit duhet të gjejnë dhe një hotel në tiranë sepse s’ka transport.  

Advertisement

 

Sipas kryetarit të dhomës së avokatisë Shkodër, Shqipëria nuk mund të krahasohet me vende si Danimarka, Norvegjia apo Suedia që janë marrë si shembuj në draftin e propozuar pasi niveli i kriminaliteti në këto shtete është i vogël.

 

Është ulur numri i gjykatave por është ulur numri i burgjeve për shkak të emancipimit të shoqërisë. Në Shqipëri ndodh e kundërta shtohen burgjet. Sa i takon kostove është e vërtet që mund të ulen por shtohen nga ana tjetër. Se do detyrohen të gjitha burgjet e Shqipërisë që të shoqërojnë të pandehurit, të arrestuarit drejt gjykatave me shpenzimet e shtetit.

Advertisement

 

Drafti për reduktimin e 19 gjykatave sipas avokatëve është vlerësuar vetëm në aspektin teorik dhe jo atë praktik.

 

Për këtë ata kërkojnë nga ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor që të konsultohen, pasi sistemi drejtësisë rrezikon të shkojnë drejt kolapsit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy