
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë me dije se rreth 400 qytetarë amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre kanë mbetur në Gaza, në pamundësi për t’u larguar për shkak të situatës së luftës. Ai tha se ata kërkojnë ndihmë për t’u larguar, ndaj SHBA është fokusuar intensivisht në këtë problem shqetësues.
“Ne kemi qenë në komunikim të ngushtë me amerikanët që kanë ngecur në Gaza. Ne kemi pasur rreth 5,500 komunikime, telefonata, email, WhatsApp, për të qenë në kontakt me ta, për t’i udhëzuarsa më mirë që mundemi dhe për të punuar për t’u larguar, “tha ai.
Advertisement
Ka rreth 5,000 shtetas të tjerë të vendeve të treta në Gaza, të cilët gjithashtu duan të largohen, tha Blinken.