Osmani: Dy shtetas të RMV-së janë të bllokuar në Gaza, dhjetëra të tjerë janë kthyer përmes Athinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka dhënë informacionin e fundit mëngjesin e sotëm për shtetasit tanë që ndodheshin ose ndodhen aktualisht në Izrael dhe rreth zonës së rrezikuar në Gaza. Siç tha ai, janë njëzet qytetarë tanë që kishin ngecur brenda dhe rreth Gazës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fokusi ynë ishte t’i sillnim në aeroportin e Tel Avivit, për t’i nxjerrë nga atje. Prej tyre, pesë mbërritën sonte në Athinë, ambasada jonë u siguroi atyre vende në komunikim me autoritetet greke. Ata u pritën nga ambasada jonë në Athinë dhe prej andej mbërritën në vend nëpërmjet Selanikut. Sot në mëngjes edhe 17 të tjerë kanë mbërritur në Athinë dhe për momentin po vijnë në Selanik, prej nga po i presim në kufirin tonë”, tha Osmani në një konferencë për media.

Ai njofton se për momentin është vetëm një çift i martuar që ka ngecur në Rripin e Gazës.

“Ju e dini që territori është i izoluar nga Izraeli. E vetmja rrugëdalje ishte kalimi përmes Egjiptit, por në momentin që ata arritën atje, pika kufitare ishte mbyllur dhe tani ata janë bllokuar. Ambasada jonë në Kajro është në komunikim të vazhdueshëm me çiftin. Ata janë në rrezik, por aktualisht janë të sigurt”, tha Osmani.

Advertisement

Osmani sqaroi se për momentin nuk kanë informacione konkrete se si do të evakuohet çifti i martuar./Telegrafi/

Osmani: Dy shtetas të RMV-së janë të bllokuar në Gaza, dhjetëra të tjerë janë kthyer përmes Athinës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy