Osmani: Nga Ukraina janë kthyer 12 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e sotme ka theksuar se diplomatët në Ambasadën e Ukrainës mbeten në vend, ndërsa familjet e tyre kthehen në vend.

Osmani tha se 12 persona kanë informuar Ambasadën se janë kthyer në Maqedoni, ndërsa në Ukrainë qëndrojnë 30 vëzhgues për Misionin monitorues të OSBE-së, për të cilët do të merret vendim sot.

“Pyetja mbetet për 30 vëzhgues tanë për misionin monitorues të OSBE-së. Disa vende i kanë tërhequr, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Danimarka. Qëndrimi ynë është më specifik sepse jemi pjesë e treshes, pjesë e kryesimit të OSBE-së dhe jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh do të japim në misionin monitorues të OSBE-së. Jemi në kontakt me misionin monitorues”, tha Osmani.

Osmani gjithashtu njoftoi se nuk kanë në plan për të zëvendësuar Konsullin e Përgjithshëm në New York sepse kanë edhe dy vite mandat.

Advertisement

“Ajo që mund të them është se ne Gazetën Zyrtare ku oficializohen vendimet e seancës së mbyllur të Qeverisë nuk ka pasur ndonjë vendi për emërim të Konsullit në New York dhe nuk e kemi as në plan ta ndryshojmë Konsullin e Përgjithshëm i cili ka edhe dy vite”, tha Osmani.

Mes tjerash Osmani tha se nuk mund të komentojë nëse ka paturp pikë në rend të ditës sepse seancat qeveritare të mbyllura nuk mund të komentohen.

Osmani: Nga Ukraina janë kthyer 12 persona shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy