Bujar Osmani sërish fton shtetasit e Maqedonisë të largohen nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në takim me gazetarët sërish bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend.

“Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani potencoi se në territorin e Ukrainës ka rreth 100 shtetas tanë.

“Nuk duam aspak të krijojmë pasiguri dhe frikë në Ukrainë, jemi në koordinim të tërësishëm me aleatët tanë të NATO-s”, tha Osmani.

Advertisement

Ndryshe, edhe shtetet tjera përfshirë edhe SHBA-të, kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre sa më parë të largohen nga Ukraina./Telegrafi/

Bujar Osmani sërish fton shtetasit e Maqedonisë të largohen nga Ukraina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy