Blinken: Rusia nuk po tërhiqet, sulmi ndaj Ukrainës më afër se kurrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken: Rusia nuk po tërhiqet, sulmi ndaj Ukrainës më afër se kurrë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të folur mbi krizën në Ukrainë.

Blinken, e quajti krizën Ukrainë-Rusi një “moment rreziku”. “Kërcënimi më i menjëhershëm për paqen dhe sigurinë është agresioni i afërt i Rusisë kundër Ukrainës. Aksionet shkojnë shumë përtej Ukrainës. Ky është një moment rreziku për jetën dhe sigurinë e miliona njerëzve. Ne duhet të adresojmë atë që Rusia po bën tani për Ukrainën”, tha Blinken.

Blinken shtoi se inteligjenca tregon qartë se grumbullimi i forcave ruse sinjalizon një sulm kundër Ukrainës në “ditët e ardhshme”. “Qëllimi është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, Rusia po sulmon, kjo është shenja që ne kemi parë, parimet bazë që ruajnë paqen dhe stabiletetin po kërcënohen. Ky këshill është krijuar që të parandalojë konfliktet ne duhet të dimë se çfarë po bën Rusia tani. Çështja shkon përtej Ukrainës, do të preket çdo vend.

Nuk e dimë fiks se si gjërat janë në terren. Dimë që forcat ruse janë terren ato që po përgatiten për sulm dhe jo tërheqje. Mediat ruse kanë filluar të përhapin deklaratë të rreme. Ne kemi informacione që në fillim do të ketë sulme kibernetike dhe me pas një sulm të mirëfilltë. Kemi informacione se Rusia ka targetuar disa grupe të caktuar në Ukrainë për sulm. Jam këtu jo për të nisur një luftë, por për ta ndaluar atë, diplomacia rruga më e mirë”, tha Blinken.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy