
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përjashtojnë mundësinë e përcaktimit të Rusisë si shtet sponsor i terrorizmit. Lajmi u bë i ditur nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili thekson se ky vendim i mundshëm bazohet mbi mizoritë e Rusisë ndaj Ukrainës.
I pyetur për këtë çështje, Blinken u përgjigj duke thënë kurrë mos thuaj kurrë.
Advertisement
Ligjvënësit dhe zyrtarët ukrainas kanë ushtruar vazhdimisht presion mbi administratën e Bidenit për të caktuar Rusinë si sponsor shtetëror të terrorit, por administrata e Biden nuk e ka ndërmarrë atë veprim nga shqetësimi për pasoja të padëshiruara.