Bombardime dhe viktima; rusët marrin qytetin Kherson/ Presidenti Zelensky: Kemi vrarë 9 mijë ushtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bombardime dhe viktima; rusët marrin qytetin Kherson/ Presidenti Zelensky: Kemi vrarë 9 mijë ushtarë

Sulmet me raketa dhe bombardimet vijuan gjatë gjithë natës, si dhe mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetet më të mëdha në Ukrainës.

 

Pas një beteje të gjatë, trupat ruse pushtuan qytetin Herson, në jug të Ukrainës, një nga zonat më strategjike të vendit me dalje në Detin e Zi. Qyteti me 290 mijë banorë u bë i njohur pasi një vit më parë aty u mbajt një stërvitje ushtarake  e mbështetur nga NATO.

 

Advertisement

Shpërthimet më të mëdha ndodhën në Kharkiv, ku besohet se mbetën të vrarë të paktën 34 qytetarë.

 

Nënkryetari i  bashkisë tha se qendra e qytetit pësoi dëme të konsiderueshme dhe disa policë u plagosën. Pjesë e sulmeve u bë edhe qyteti Izium, që u godit me raketa duke lënë pas 8 të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë.

 

Advertisement

Kievi mbetet në qendër të operacionit ushtarak rus. Katër shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytet dhe sipas raportimeve, dyshohet të jetë goditur rrjeti i gazit që shërben për ngrohje.

 

Një depo nafte në veri të Ukrainës e goditur gjatë një sulmi ajror krijoi re të mëdha tymi të zi, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët.

 

Advertisement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi se numri i ushtarëve rusë të vrarë ka arritur në rreth 9 mijë, që nga fillimi i pushtimit.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

Advertisement

 

“Ushtria jonë po bën gjithçka për të eleminuar armikun njëherë e përgjithmonë. Pothuajse 9,000 rusë janë vrarë në një javë. Ata ishin vetëm 19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveçse të pushtojnë tokën e dikujt tjetër?!.Ukraina nuk dëshiron të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. I tregoni komandantit tuaj se doni të jetoni, se nuk doni të vdisni. Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim paqen si sa më shpejt.”

 

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se  deri më tani janë vrarë 227 civilë ndërsa numri i refugjatëve ka kaluar mbi një milionë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy