
Si pasojë e sulmit të forcave ruse mbetën të vrarë 5 persona dhe 5 të tjerë u plagosën, tha Shërbimi ukrainas i Emergjencave Shtetërore.
Në mbrëmjen e 1 marsit, dy raketa ruse goditën kullën televizive të kryeqytetit pranë stacionit të metrosë Dorohozhychi.
Ndërkaq është dëmtuar nënstacioni i transformatorit që furnizon me energji elektrike kullën e televizorit, si dhe dhoma e kontrollit në kullë.
Specialistët arritën të rifillojnë transmetimin e disa kanaleve televizive në rajone pas bombardimit të kullës televizive të kryeqytetit nga pushtuesit rusë.
Kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Shërbimit të Posaçëm Shtetëror të Komunikimit.
Në Kiev, transmetimi kryhet në bazë të multiplekseve CRRT.
Sipas një përditësimi, si pasojë e sulmit janë plagosur disa punonjës dhe roje të kullës.