Bora zbardh Kievin/ Rusia lë pa energji elektrike 10 milionë banorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bora zbardh Kievin/ Rusia lë pa energji elektrike 10 milionë banorë

10 milionë qytetarë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve të fundit ruse në vend.

 

 

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti, Volodimir Zelensky në mesnatë.

Advertisement

 

 

 

Të paktën 7 persona mbetën të vdekur nga këto sulme.

Advertisement

 

 

 

Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë gjashtë raketa lundrimi dhe pesë dronë, informoi gjithashtu Presidenti.

Advertisement

 

 

Të enjten, Rusia goditi Ukrainën me një breshëri të re raketash, duke shënjestruar stacionet elektrike dhe banesat civile.

 

Advertisement

 

Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet më i mprehtë.

 

 

Advertisement

Njerëzit në Kiev u zgjuan në borë të enjten në mëngjes, dhe shkëputja e energjisë elektrike e ka vështirësuar situatën duke i lënë pa ngrohje.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy