Boris Johnson kërkon falje, mori pjesë në festë mes masave izoluese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boris Johnson kërkon falje, mori pjesë në festë mes masave izoluese

Kryeministri anglez Boris Johnson kërkoi falje të mërkurën për pjesëmarrjen në një festë në vitin 2020 gjatë kohës kur në Britani ishin në fuqi masat e izolimit si rezultat i pandemisë. Ai tha të mërkurën se ka gjëra që qeveria e tij ‘nuk i ka bërë siç duhet’.

 

Zoti Johnson po përballet me një valë zemërimi publik dhe nga përfaqësues të politikës, që thonë se ai dhe personeli i tij, shpërfillën kufizimet e lidhura me pandeminë duke u mbledhur në një kohë kur ishte e ndaluar. Disa anëtarë të Partisë së tij Konservatore thonë se ai duhet të japë dorëheqjen nëse nuk mund të shuajë zemërimin.

 

Advertisement

Zoti Johnson pranoi për herë të parë të mërkurën se kishte shkuar në festën e mbajtur në një kopsht, në zyrën e tij në Downing Street në maj të vitit 2020, pasi e kishte konsideruar atë si një aktivitet pune për të falënderuar personelin lidhur me punën e kryer gjatë pandemisë.

 

“Dua të kërkoj falje. Ndërsa hedh vështrimin pas, mendoj se duhet t’u kisha thënë të gjithëve të shpërndaheshin e të hynin brenda”, u tha zoti Johnson ligjvënësve.

 

Advertisement

Kundërshtarët dhe aleatët kanë kërkuar që zoti Johnson të sqarojë plotësisht pozicionin e tij lidhur me festën e organizuar rreth dy vite më parë të quajtur ‘sillni me vete pijet tuaja alkoolike’, festë e cila mbahej në një kohë kur Britania ishte nën masa të rrepta bllokuese të vendosura nga Kryeministri Johnson për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

 

Ftesa për të marrë pjesë në festë, u ishte dërguar me email rreth 100 personave nga një ndihmës i lartë i kryeministrit. Në atë kohë, britanikëve u ndalohej me ligj të takonin më shumë se një person me të cilin nuk jetonin në një shtëpi./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy