Boris Johnson për “pasaportën e vaksinimit”: S’është zgjidhja e duhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, e ka konsideruar si diskriminuese pasaportën e vaksinimit. Johnson shprehet se  kjo nuk është zgjidhja e duhur për të ndihmuar hapjen e vendit, por nuk e përjashton mundësinë se një dokument i tillë mund të aprovohet më vonë nga qeveria e tij.

“Marrja e një vendimi mbi pasaportën e vaksinimit është një çështje e thellë dhe komplekse. Ne nuk mund të jemi diskriminues ndaj njerëzve të cilët për çfarëdo arsye nuk mund të bëjnë vaksinën. Ata mund të kenë arsye mjekësore që nuk mund të bëjnë një vaksinë”, deklaroi Johnson.

Për pub-et, restorantet dhe bizneset e tjera, hapja totale deri në verë duket se do të jetë e pamundur, edhe pse pronarët mendojnë se aplikimi i pasaportës së vaksinimit do të ndihmonte ringritjen e bizneseve të tyre. Por edhe ky plan do të jetë i vështirë për t’u zbatuar, pasi te rinjtë, të cilët janë frekuentuesit më të shumtë të këtyre vendeve, sipas planit të hartuar nga qeveria, nuk do të jenë vaksinuar të gjithë deri në verë.

Njoftimi i Johnson vjen dy muaj, pasi mediat angleze zbuluan se përkundër të gjitha mohimeve, qeveria kishte nënshkruar dy kontrata për të zhvilluar një aplikacion që do të lejonte përdoruesit të provonin se nuk kishin Covid.

Advertisement

Kontratat parashikojnë një sistem nën të cilin individëve u caktohet një kod në telefonët e tyre të lidhur me një pasaportë dixhitale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy