Boris Johnson: Putin ka dështuar, duhet të tërhiqet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boris Johnson: Putin ka dështuar, duhet të tërhiqet

“Putin ka dështuar”. Kështu tha në një intervistë me redaktoren politike të BBC, Laura Kuenssberg, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Kryeministri thotë se presidenti rus “nuk e kuptoi se çfarë do të ndeshte kur dërgoni trupat e tij në Ukrainë” dhe nuk e parashikoi “forcën e rezistencës së tyre”.

Ai akuzoi Putinin për “kryerjen e një sërë krimesh lufte” në një nivel që nuk ka ndodhur në Evropë.  Johnson thekson se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bëjë më shumë dhe ndjen “agoninë e ukrainasve”.

“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani,” thotë Johnson. “Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht të tijën tanket dhe armaturën e tij”, nënvizoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy