Borrell takim me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Zbulohen detaje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borrell takim me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Zbulohen detaje

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

 

Mësohet se gjatë takimit do të diskutohet për agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe situatën në Izrael dhe rajon.

 

Advertisement

Po ashtu në fokus të takimit do të jetë edhe dimensioni i politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.

 

Pas këtij takimi, ministrat e jashtëm të BE do të jenë pjesë e takimit ministror BE-Ballkani Perëndimor , bashkë me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

 

Advertisement

Takimi do të mbahet në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në drejtimin e Josep Borrell.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy