Borrell: Ushtria ruse po bombardon gjithçka në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borrell: Ushtria ruse po bombardon gjithçka në Ukrainë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se ushtria ruse po bombardon dhe granaton gjithçka në Ukrainë.

“Sot, ajo që ne shohim është fytyra e shëmtuar e luftës që shpërthen sërish në kufijtë tanë. Dhe rusët po bombardojnë dhe bombardojnë gjithçka: spitale, shtëpi, shkolla. Shumë viktima civile. Është një mënyrë barbare për të bërë luftë”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të premten.

Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë bombardimet. “Putini duhet të ndalë këtë luftë. Ne mbetemi të bashkuar për të kërkuar që kjo luftë të ndalet. Për të ndaluar dhe shmangur vrasjen e njerëzve të pafajshëm,” shtoi Borrell.

Zyrtarë të SHBA dhe të tjerë perëndimorë i kanë thënë CNN se Rusia pritet të godasë gjithnjë e më shumë objektivat civile dhe të zhvendoset drejt një strategjie të “asgjësimit të ngadaltë” të ushtrisë ukrainase.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy