Bosnje-Hercegovina kundërshton “kërcënimin” e Rusisë për bashkëpunim me NATO-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bosnje-Hercegovina kundërshton “kërcënimin” e Rusisë për bashkëpunim me NATO-n

Zyrtarët në Bosnje-Hercegovinë janë përgjigjur me vendosmëri ndaj kërcënimit të Rusisë, të bërë këtë javë, se do të “reagojë” nëse NATO-ja dhe Bosnja arrijnë “afrim praktik”, derisa aleanca ushtarake transatlantike ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes “së papranueshme” nga palët e treta, që janë të interesuara për të ruajtur “sferat e ndikimit”.

Paralajmërimi nga ambasada ruse në Sarajevë është bërë këtë javë, teksa Bosnje-Hercegovina vazhdon përpjekjet për reforma, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me NATO-n.

Anëtari kroat i presidencës tripalëshe të Bosnjës Zhelko Komshiq, ka akuzuar Moskën për “kërcënim të shtrembëruar” në lojën politike për fatin e Bosnjës.

“Fjalimet politike me kërcënime të shtrembëruara, nuk janë të pranueshme për anëtarët e NATO-s, dhe për ne në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Komshiq.

Advertisement

Ai e ka quajtur këtë deklaratë “lojë gjeopolitike që është duke luajtur Rusia, për të ndalur zgjerimin e NATO-s në Evropë”.

Partia më e madhe në mesin e myslimanëve boshnjakë, Partia Boshnjake e Veprimit Demokratike, e ka konsideruar deklaratën e Rusisë “një tjetër rast të ndërhyrjes jo të duhur” në çështje të Bosnjës.

“Në rast të afrimit praktik të Bosnje-Hercegovinës dhe NATO-s, shteti ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij veprimi armiqësor”, ka thënë ambasada ruse më 18 mars.

Në deklaratën e ambasadës, misioni i NATO-s është konsideruar “luftë kundër Rusisë” dhe është sugjeruar që aleanca shpreson që të shtyjë Bosnjën të marrë anë në “përballjen ushtarako-politike”.

Advertisement

Një degë ekzekutive e Qeverisë së Bosnjës, Këshilli i Ministrave, ka marrë vendim javën e kaluar për krijim të Komisionit kombëtar për Bashkëpunim me NATO-n.

I formuar këtë muaj, komisioni pritet t’iu japë prioritet përpjekjeve të Bosnjës që lidhen me NATO-n dhe planin kombëtar të reformës./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy