Bota akuzon Rusinë për krime lufte/ Gjenden mbi 400 trupa në Bucha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bota akuzon Rusinë për krime lufte/ Gjenden mbi 400 trupa në Bucha

Tërheqja e trupave ruse nga rajoni i Kievit ka lënë pas gjurmët e vdekjes dhe shkatërrimit katastrofik. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se nga qytetet përreth kryeqytetit të rimarrë nga forcat ukrainase, janë gjetur të paktën 400 trupa civilësh të pajetë.

 

Varreza masive në Bucha dhe kufomat e gjendura në rrugë, u pasuan me reagime të forta nga ndërkombëtarët, të cilët dënuan krimet e luftës duke kërkuar një hetim të plotë ndaj Moskës.

 

Advertisement

Franca dhe Gjermania paralajmëruan të tjera sanksione kundër Rusisë duke thënë se ato do të shënjestrojnë eksportet e thëngjillit dhe naftës.

 

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri të ditur se Londra do të shtrëngojë sanksionet kundër Moskës dhe do të rrisë furnizimet me armë si dhe ndihmën humanitare për Ukrainën. Johnson theksoi gjithashtu mbështetjen e Britanisë për një hetim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë.

 

Advertisement

Në këtë drejtim, Londra do të rrisë mbështetjen e saj financiare për hetimin e gjykatës dhe do të dërgojë hetues specialistë.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski i është drejtuar sërish perëndimit me thirrjet për ndihmë, duke akuzuar Moskën se po kryen genocid në Ukrainë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy