Bota dënon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit/ Vetëm Irani e mbështet: Krenar për këtë operacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bota dënon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit/ Vetëm Irani e mbështet: Krenar për këtë operacion

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe shtetet e tjera kanë lëshuar deklarata duke afirmuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe kanë bërë thirrje për armëpushim.

SHBA-ja tha se e dënon sulmin nga “terroristët e Hamasit”, duke shtuar: “Ne qëndrojmë me Qeverinë dhe popullin e Izraelit”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Pentagoni do të punojë për t’u siguruar që Izraeli “ka atë që i duhet për të mbrojtur veten”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja është e gatshme “të ofrojë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbështetur” Izraelin pas sulmit të Hamasit dhe paralajmërojë “që asnjë palë tjetër armiqësore ndaj Izraelit” të mos tentojë të shfrytëzojë situatën.

Advertisement

Biden bisedoi në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të shtunën pas shpërthimit të dhunës dhe lideri amerikan tha se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ka biseduar me presidentin dhe kryeministrin Izraelit.

“Franca qëndron në solidaritet me Izraelin dhe izraelitët, e përkushtuar për sigurinë dhe të drejtën e tyre për të mbrojtur veten”, tha Macron.

Një këshilltar i liderit suprem të Iranit tha se shteti i tij mbështet “operacionin krenar”, raportoi agjencia e lajmeve ISNA. Gjatë një sesioni plenar më 7 tetor, ligjvënësit iranianë mbrohoritën “Poshtë Izraeli” dhe “Poshtë Amerika”.

Advertisement

Në Liban, grupi militant Hezbollah lavdëroi Hamasin dhe tha se sulmi ndaj Izraelit ka “mbështetje hyjnore”.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia u kanë bërë thirrje të dyja palët të tregojnë përmbajtje. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe”.

Të dielën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent lidhur me dhunën në Lindjen e Mesme.

Këshilli do të diskutojë “për situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe për çështjen palestineze”, u tha në deklaratë.

Advertisement

Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 gjatë luftës gjashtëditore./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy