Britania dëbon 21 kriminelë shqiptarë: Nuk kanë vend në shoqërinë tonë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania dëbon 21 kriminelë shqiptarë: Nuk kanë vend në shoqërinë tonë!

Pasi kanë kryer dënimin e tyre, Britania e Madhe dëboi 21 shqiptarë. Mes tyre, janë edhe disa trafikues droge e gangster të armatosur. Në total, ata kanë vuajtur më shumë se 75 vjet burg në Britani dhe dje u nisën drejt Tiranës.

 

Mes atyre që ishin në fluturim ishte edhe Arjon Hyseni, 30 vjeç, që u burgos për tetë vjet për kokainë. Po ashtu, pjesë e të dëbuarve është edhe Agim Isufi, 19 vjeç, që vuajti 20 muaj heqje lirie për një fabrikë kanabisi.

 

Advertisement

“Këta kriminelë të huaj të rrezikshëm nuk kanë vend në shoqërinë tone”, tha Sekretarja e Brendshme, Priti Patel.

 

Dhjetëra të huaj të tjerë të dënuar për krime në Britani pritet të kthehen brenda disa javësh.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy