Britania e Madhe “merr frymë”, bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania e Madhe “merr frymë”, bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi

Britania e Madhe konfirmoi 38 vdekje nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit. Kjo shifër përbën një rënie prej 66% krahasuar me të hënën e përpara dy javëve, kur u regjistruan zyrtarisht 111 vdekje. Me këto, bilanci total i vdekjeve në vend shkon në 41,736.

Në Mbretërinë e Bashkuar, nga 8 marsi hynë në fuqi masa të reja izolimi kundër koronavirusit, të cilat kanë të bëjnë me kufizimin e udhëtimeve. Masat synojnë të parandalojë valën e dytë të infektuarve nga jashtë. Por, British Airëays dhe linja të tjera ajrore kanë filluar procedurat ligjore kundër Qeverisë britanike, për shkak të, siç kanë thënë, hapave “joproporcionalë dhe të padrejtë”.

Politika do të zbatohet si për banorët, ashtu edhe për vizitorët, me disa përjashtime për drejtuesit e kamionëve, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që udhëtojnë nga Irlanda dhe që kanë qenë atje për së paku dy javë.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se rregullat e reja kanë kuptim, sepse “përqindja e infeksioneve që vijnë nga jashtë rritet”, derisa rastet brenda Britanisë bien.

Advertisement

Për të hyrë në Britani me aeroplan, tren, makinë ose anije, udhëtarët duhet të japin detaje për rrugëtimin e tyre dhe adresën ku do të vetizolohen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy