Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe të standardeve të jetesës, pasi rritja e kostos së jetesës zvogëlon pagat e njerëzve.

 

 

Sipas parashikimeve të qeverisë britanike të ardhurat e familjeve – pasi të merren parasysh çmimet në rritje – do të bien me 7 për qind në vitet e ardhshme.

Advertisement

 

 

Gjithashtu pritet që numri i njerëzve që janë të papunë të rritet me më shumë se 500.000.

 

Advertisement

 

Kjo erdhi pasi kancelari Jeremy Hunt tha se Mbretëria e Bashkuar ishte tashmë në recesion dhe do të tkurrej më tej vitin e ardhshëm.

 

 

Advertisement

Jeremy Hunt tha se Deklarata e tij e Vjeshtës – e cila zbuloi 55 miliardë paund rritje taksash dhe shkurtime shpenzimesh – do të çonte në një “rënie më të cekët” me më pak vende pune të humbura.

 

 

Ministri i Financave të Britanisë së Madhe ka publikuar një paketë që parashikon rritje të taksave dhe shkurtim të shpenzimeve, në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e rrënuar të vendit.

Advertisement

 

 

Kancelari Jeremy Hunt u zotua se do të mbrojë shërbimet e rëndësishme publike, por paralajmëroi se kohë të vështira presin Mbretërinë.

 

Advertisement

 

 

“Përballë vështirësive të paprecedenta, familjet, pensionistët, bizneset, mësuesit, infermierët dhe shumë të tjerë janë të shqetësuar për të ardhmen. Ndaj po prezantojmë një plan për të frenuar koston e lartë të jetesës dhe për të rindërtuar ekonominë tonë”, tha Hunt.

 

Advertisement

 

 

Ndërsa shumë ekonomi evropiane po luftojnë me inflacionin e lartë, analistët thanë për Euronews se Brexit e ka bërë situatën më të vështirë për Britaninë.

 

Advertisement

 

 

“Shumë vende kanë një kanal tregtar përmes të cilit mund të zëvendësojnë partnerët e ndryshëm dhe të vënë nën kontroll presionet inflacioniste. Nuk ka dyshim që Britania ndodhet në telashe më të mëdha për shkak të Brexit”, u shpreh një prej tyre.

 

Advertisement

 

 

Rritja e kostove të energjisë po godet rëndë Britaninë, duke e çuar inflacionin mbi 11%. Buxheti i masave drastike vjen pas politikave të mëparshme radikale, që minuan besimin e tregjeve ndërkombëtare në ekonominë britanike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy