Britania i jep armë moderne Ukrainës/ Reagon Lavrov: E papranueshme, po e kaloni kufirin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania i jep armë moderne Ukrainës/ Reagon Lavrov: E papranueshme, po e kaloni kufirin

Britania e Madhe i bashkohet shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë për të dërguar sisteme të avancuara armësh në Ukrainë.

 

Autoritetet në Londër  ka bërë të ditur se do ti dorëzojnë Kievit sisteme të sofistikuara raketash të cilat mund godasin objektivat deri në 80 kilometra.

 

Advertisement

Një ditë më parë presidenti amerikan, Biden dhe kancelari gjerman njoftuan se do të dërgojnë ne Ukrainë armë më të fuqishme. Ndihma përfshin edhe helikopterë, sisteme kundërtanke, makina taktike si pjesë rezervë për armë të tjera.

 

Por furnizimi i mëtejshëm i Ukrainës ka sjelle reagimin e Kremlinit.

 

Advertisement

SERGEY LAVROV

MINISTËR I JASHTËM, RUSI

 

“Gjërat që regjimi në Kiev po i kërkon partnerëve  perëndimorë  po kalon cdo kufi. Është një provokim i drejtpërdrejtë, që synon përfshirjen e Perëndimit në veprime ushtarake.”

Advertisement

 

Po ashtu zëdhënësi i Kremlinit, tha se shtetet e bashkuara të amerikës me këto veprime po tentojnë t’i hedhin benzinë zjarrit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy