Britania: Luftimet dhe sulmet ajrore vazhdojnë në Mariupol

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Luftimet e ashpra dhe sulmet ajrore ruse po vazhdojnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit, në juglindje të Ukrainës, tha inteligjenca ushtarake britanike më 6 prill.

Situata humanitare në këtë qytet-port është përkeqësuar dhe shumica e 160,000 banorëve vazhdojnë të jenë pa rrymë, komunikim, ilaçe, ngrohje apo ujë, tha Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një deklarate.

“Forcat ruse po parandalojnë qasjen humanitare me gjasë për t’iu bërë presion mbrojtësve që të dorëzohen”, tha kjo ministri.

Këto raportime nuk mundën të verifikohen menjëherë në mënyrë të pavarur.

Advertisement

Një ditë më parë, Ukraina vazhdoi përpjekjet për të evakuuar banorët nga Mariupoli dhe nga zona të tjera. Mbi 3,800 persona mundën që të largohen më 5 prill përmes korridoreve humanitare, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Por, konvojet me shtatë autobusë, që ishin paraparë të evakuonin banorët nga Mariupoli nuk arritën që të kalonin përmes bllokadës ruse, tha Vereshchuk./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy