Britania sanksione zyrtarëve iranianë; proteston për kërcënimet ndaj gazetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania sanksione zyrtarëve iranianë; proteston për kërcënimet ndaj gazetarëve

Qeveria britanike thërriti diplomatin më të lartë iranian në Londër të hënën për të protestuar për ato që tha se janë kërcënime serioze ndaj gazetarëve që jetojnë në Britani, ndërsa ministrat filluan një shqyrtim të ri të sigurisë për aktivitetet iraniane.

 

Një kanal televiziv me seli në Londër që kritikon qeverinë iraniane njoftoi të shtunën se do të zhvendosë studiot e transmetimeve të drejtpërdrejta për në Shtetet e Bashkuara, për shkak të rreziqeve që u kanosen në Britani.

 

Advertisement

“Jam i revoltuar nga kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi iranian për jetën e gazetarëve që banojnë në Britani dhe kam thërritur sot përfaqësuesin iranian për ta bërë të qartë se kjo nuk do të tolerohet”, u shpreh në një deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

 

Ministria e jashtme njoftoi se të ngarkuarit me punë iranian iu tha në një takim me zyrtarët britanikë se Britania nuk do të pranojë kërcënime të tilla ndaj jetës dhe ndaj lirisë së mediave.

Më herët, qeveria britanike vendosi sanksione ndaj tre gjykatësve iranianë, tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike dhe dy guvernatorëve rajonalë në Iran, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Advertisement

 

Personat që u shtuan në listën e sanksioneve dhe të cilëve u ngrihen pasuritë dhe u ndalohet udhëtimi janë:

 

Tre gjyqtarët Musa Asif al-Hosseini, Hadi Mansouri dhe Morteza Barati. Anëtarët e Gardës Revolucionare: Mohammad Taghi Osanloo, Parviz Absalan dhe Amanollah Garshasbi. Dhe dy guvernatorët: Mohammad Karami i provincës Sistan-Baluchestan dhe Hassan Asgari, i provincës Sanandaj.

Advertisement

 

Britania, së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar ashpër një shtypje të gjerë dhe shpesh të dhunshme të protestave popullore pas vdekjes së gruas së re kurde iraniane Mahsa Amini ndërsa mbahej nga policia në paraburgim në shtator.

 

Teherani akuzon kundërshtarët perëndimorë për nxitjen e trazirave mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e zonjës Amini.

Advertisement

 

Në një deklaratë të veçantë, ministri britanik i sigurisë Tom Tugendhat tha se kishte urdhëruar një rishikim të qeverisë të udhëhequr nga ministria e brendshme për kërcënimet shtetërore që vijnë nga Irani.

“Do të përqëndrohemi tek i gjithë spektri i kërcënimeve që shohim se vijnë nga Teherani”, i tha zoti Tugendhat parlamentit.

 

Advertisement

“Do t’u kërkoj agjencive tona të sigurisë të eksplorojnë se çfarë mund të bëjmë më shumë me aleatët tanë për të trajtuar kërcënimet për dhunë. Por do të trajtojmë gjithashtu edhe kërcënimin më të gjerë; që nga siguria ekonomike dhe financat e paligjshme, deri tek ndërhyrja keqdashëse në shoqërinë tonë demokratike”.

 

Në nëntor, kreu i agjencisë britanike të zbulimit tha se shërbimet iraniane të zbulimit janë përpjekur në të paktën 10 raste të rrëmbejnë apo edhe të vrasin shtetas britanikë ose individë me qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar të konsideruar nga Teherani si kërcënim./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy