Britanikët bëjnë vaksinën/ Vaksinohet edhe William Shakespeare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britanikët bëjnë vaksinën/ Vaksinohet edhe William Shakespeare

Një grua 90 vjeçare bëhet personi i parë që merr vaksinën kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe. Margaret Keenan që javën e ardhshme feston vitin e 91 të lindjes deklaroi se vaksina ishte dhurata me e bukur që mund t’i bëhej në prag të datëlindjes dhe se ndihej e privilegjuar pasi më në fund do të qëndrojë  me familjarët dhe miqtë e saj, në një periudhë kaq të rëndësishme si, Krishtlindja, pas shumë muajsh në vetmi.

 

Injektimi i vaksinës në trupin e Keenan u krye që në orët e para të mëngjesit. 91 vjeçarja është një nga 800 mijë qytetarët britanikë që do të marrë vaksinën e Pfizer-BionTech brenda javës së ardhshme.

 

Advertisement

I dyti që e morri vaksinën po në Spitalin Universitar Convetry, ishte një tjetër i moshuar i cili tërhoqi vëmendjen e medias për shkak të emrit. Ai quhet William Shakespeare dhe është 81 vjeç. Nuk më shqetëson vëmendja e medias për shkak të emrit. Unë jam shumë i lumtur që e morra atë, tha Shakespeare i shekullit XXI.

 

Në Irlandën e Veriut, personi i parë që u vaksinua ishte murgesha Joanana Sloan ndërsa në Wells 48 vjeçari, Craig Atkins, u shfaq shumë i nervozuar, duke deklaruar se duket e frikshme prandaj nuk mund të qesh.

 

Advertisement

Britani e Madhe është vendi i parë në botë që nis përdorimin e vaksinës së prodhuar nga grupimi Pfizer and BionTech, pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës e miratoi atë.

 

Deri në fund të muajit, autoritetet shëndetësore britanike kanë parashikuar vaksinimin e mbi katër milionë banorëve. Prioritet do të kenë qytetarët mbi 80 vjeç dhe i gjithë personeli shëndetësor, që nga ata në vijën e parë të përballjes me virusin vdekjeprurës e deri te ekipet e kujdesit shëndetësor.

 

Advertisement

Në një deklaratë për mediat, Sekretari Britanik i Shëndetësisë tha se procesi i vaksinimit është një mardh i gjatë që kemi përpara, por kjo shënon rrugëdaljen nga përhapja dhe kufizimet që na detyron Covid-19.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy