Britanikët harrojnë distancimin fizik/ Ekspertët u “tërheqin veshin”: Mos shkoni në plazh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britanikët harrojnë distancimin fizik/ Ekspertët u “tërheqin veshin”: Mos shkoni në plazh

Sapo dëgjojnë për temperatura rekord, britanikët dynden drejt plazheve. Në fotot e publikuara nga mediat angleze, duket që ata janë të shumtë në numër.

Por gjëja kryesore që bie në sy është që ata i harrojnë masat anti-COVID sa shkojnë buzë detit. Britanikët qëndrojnë në grumbuj, pa përdorur maska, doreza dhe pa ruajtur distancimin fizik.

Advertisement

Kjo ka detyruar ekspertët e shëndetësisë të reagojnë. Ata akuzojnë turistët se po zhbëjnë të gjithë punën e bërë gjatë periudhës së bllokimit. Disa të tjerë i nxitën britanikët që të shmangin plazhet.

Këtë fundjavë pritet që në Londër të jenë sërish temperaturat 37 gradë Celcius. Plazhet në të gjithë bregdetin e jugut ishin mbushur qysh paradite, duke shkaktuar më tej frikën e autoriteteve se turistët do të injorojnë rregullat e distancimit fizik.

Advertisement

“Nëse arrini në plazh dhe thjesht është shumë i mbushur me njerëz, mendoni të lëvizni dhe kaloni ditën tuaj diku tjetër”, janë thirrjet e autoriteteve.

Britanikët harrojnë distancimin fizik/ Ekspertët u “tërheqin veshin”: Mos shkoni në plazh shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy