Bullgaria voton për të zgjedhur presidentin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bullgaria voton për të zgjedhur presidentin e ri

Bullgarët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin e presidentit aktual Rumen Radev. 

Prioriteti i tij mbetet lufta  kundër korrupsionit në vendin më të varfër të BE-së. Ai ka arritur të sigurojë 49%  të votave në raundin e parë dhe konsiderohet si favorit i këtyre zgjedhjeve.

Përballë tij është akademiku  Anastas Gerdzhikov i cili mbështet reformimin e gjyqësorit në  vend dhe dëshiron të përmirësojë  klimën e biznesit.

Ekspertët atje mendojnë se  një fitore e  Radev mund të sjellë stabilitetit politik në vend pasi Bullgaria po përballet me krizën e saj më të keqe politike që nga rënia e komunizmit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy