Buxheti më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Buxheti më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i dërgoi Kongresit projekt-buxhetin për vitin fiskal 2022 që arrin në 6 trilionë dollarë.

 

Propozimi përfshin investime të mëdha në infrastrukturë, arsim dhe kujdesin shëndetësor ndërsa do të çoje shpenzimet federale në nivelin e tyre më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore.

 

Advertisement

SHBA do të vazhdojë të ketë buxhetin më të madh ushtarak në botë me afro 715 miliardë dollarë për Pentagonin. Projekti përfshin investime të fuqishme për të rindërtuar infrastrukturën , për të forcuar teknologjitë miqësore me klimën si automjetet elektrike.

 

Projektbuxheti u kritikua menjëherë nga republikanë të vijës së ashpër në Kongres të cilët e kanë cilësuar tepër të fryrë. Presidenti Joe Biden tha se buxheti është investim i drejtpërdrejte për popullin amerikan dhe se do të forcojë ekonominë e kombit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy