Çfarë na mëson rasti i Izraelit për rrugëdaljen nga pandemia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë na mëson rasti i Izraelit për rrugëdaljen nga pandemia

Programi izraelit i përforcimit të imunizimit ndaj Covid duke u ofruar të gjithë personave mbi 40 vjeç dozën e tretë të vaksinës ka nisur të tregojë shenja suksesi, por rritja e fundit e rasteve të reja ka ndezur një debat për të ardhmen e vaksinave dhe pandeminë në tërësi.

Vendi iu kthye normalitetit në verë, rastet e reja mbeten të ulëta dhe u duk se vaksinimi e kishte mposhtur Covid. Por, nga fundi i korrikut rastet nisën që të rriten sërish.

Izraeli merrej si model në programin e vaksinimit përgjatë muajve të vjeshtës e dimrit që kaloi. Pjesa tjetër e botës po e vëzhgonte e studionte pandeminë në këtë vend për të kuptuar se çfarë i priste në javët dhe muajt në vazhdim.

Tani, edhe vetë ekspertët dhe zyrtarët e shëndetit publik në Izrael po studiojnë rastet e reja dhe gjendjen e pandemisë, sidomos pas hapjes së shkollave më 1 shtator dhe festimeve të Rosh Hashanah, viti i ri hebraik, që festohet këtë javë.

Advertisement

Të pavaksinuarit

Izraeli siguroi ndër të parët një tepri dozash vaksinash anti-Covid, kryesisht Pfizer. Programi i vaksinimit nisi shpejt dhe përgjigjja e publikut ishte relativisht pozitive e shifrat e të vaksinuarve të lartë. Por, sërish ka rreth 1 milionë qytetarë mbi 12 vjeç të pavaksinuar nga popullsia totale prej 9 milionë banorësh.

Gjithashtu, Izraeli ka relativisht një popullsi të re, me një të tretën e popullsisë nën 14 vjeç, ndërsa fëmijët nën 12 vjeç nuk përfshihen në programin e vaksinimit, vetëm në rastet kur kanë një sëmundje tjetër dhe kanë nevojë për përforcim të imunitetit ndaj Covid. E thënë ndryshe, Izraeli ka plotësisht të vaksinuar vetëm 60 për qind të popullsisë së vet totale.

Shifra nuk është e vogël, por megjithë fushatën e zgjeruar të vaksinimit përgjatë pranverës, kur u duk se pandemia mund të kontrollohe gjërat tani tregojnë të kundërtën. Atëherë, çfarë ndryshoi?

Advertisement

Zbehja e imunitetit

Varianti më infektues Delta duket se është në gjendje që t’i shmanget në disa raste mbrojtjes që ofrojnë vaksinat, megjithëse vaksinat janë shumë efektive ndaj rasteve të rënda.

Shkencëtarët izraelitë, që po analizojnë të dhënat besojnë se faktori kryesor në rritjen e rasteve të reja në vend është zbehja e imunitetit që ofron vaksina Pfizer, që në fillim ishte e vetmja vaksinë që po shpërndahej në vend.

Profesori Eran Segal, që këshillon qeverinë izralite mbi pandeminë thotë se nga muaji i pestë dhe i gjashtë pas vaksinimit, imunizimi i ofruar nga Pfizer bie në vetëm 30-40 për qind, nga mbi 90 për qind që siguron kjo vaksinë në muajin e parë të marrjes.

Advertisement

“Kjo po e shkakton këtë valë”, tha ai, duke këmbëngulur se në këtë përfundim ka dalë pas analizave të kujdesshme të shifrave, grupeve të personave ku ka shpërthyer virusi dhe kurbës së tij.

Pavarësisht kësaj rënie të mbrojtjes, studiuesit thonë se vaksina ofron një mbrojtje thelbësore ndaj zhvillimit të rasteve të rënda, ku te mosha mbi 60 vjeç është vënë re se të pavaksinuarit janë 9 herë më të rrezikuar që të zhvillojnë simptomat e rënda se të pavaksinuarit, ndërsa te të rinjtë kjo shifër është dy herë më e lartë.

Një dozë e tretë

Izraeli po i përgjigjet rënies së imunitetit me një dozë të tretë përforcuese, duke e nisur me mbi 60-vjeçarët dhe së fundmi mbi 40-vjeçarët.

Advertisement

Doza përforcuese për të moshuarit nisi vetëm një muaj më parë dhe duket se po jep efekt, teksa spitalet raportojnë gjithnjë e më pak të moshuar të shtruar për shkak të Covid.

“Kjo po çon në një frenim të valës së Deltës”, thotë Profesori Segal.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se mbrojtja rritet me dhjetëfish pas dozës së tretë, në krahasim me dy dozat e para. Anat Ekka Zohar, që po udhëheq studimin e efekteve të dozës së tretë thotë se “tre doza janë shumë mbrojtëse, si ndaj infektimit, ashtu edhe ndaj parandalimit të rasteve të rënda”.

Ajo thotë se “vaksinimi i trefishtë është zgjidhja për të ulur kurbën e rasteve të reja”.

Advertisement

Çfarë ndodh më tej?

Ka debate të ashpra nëse doza përforcuese duhet të ofrohet nga vendet që kanë mundësi ta bëjnë këtë, në një kohë që shumë vende të varfra nuk kanë dozat e mjaftueshme as për dozën e parë. Disa ngrenë edhe dyshimet nëse është lëvizja e duhur vaksinimi çdo gjashtë muaj, apo çdo vit, ashtu si gripi.

Teksa është krijuar një mal me të dhëna që provojnë se të gjitha vaksinat anti-Covid janë të sigurta dhe efektive, pothuajse për këdo, ka ende fusha ku nevojitet më shumë informacion. Njëra prej këtyre fushave është se sa zgjat imuniteti i ofruar prej vaksinave dhe nëse doza e tretë do të arrijë të sigurojë mbrojtje më afatgjatë?

Mund të ndodhë që tre dozat të jenë të mjaftueshme, si në rastin e vaksinës kundër Hepatitit B, ku tre doza ofrojnë mbrojtje për gjithë jetën për pjesën më të madhe të personave. Ose mund të ndodhë që dy vaksina dhe imuniteti natyror të jenë të mjaftueshme.

Advertisement

Njerëzit mund të përfitojnë mbrojtje të fortë natyrale pasi e kanë kaluar sëmundjen, por pa vaksinën, ata rrezikojnë që të infektohen sërish dhe të shfaqin simptoma më të rënda, të zhvillojnë komplikime shëndetësore të afatgjata, e deri edhe të humbin jetën.

Me vaksinat që tani na mbrojnë kundër pjesës më të madhe të sëmundjeve, njerëzit sërish mund të infektohen e shfaqin simptoma të lehta e mesatare nga versionet e ndryshme të Covid.

Një hipotezë shkencore është se me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj infeksionit nga njëra anë dhe mbrojtja nga vaksinat e imuniteti natyror nga ana tjetër mund të shndërronë virusin në një “mik të përhershëm”, por sëmundjen e shkaktuar prej tij shumë më pak të rrezikshme se aktualisht.

Kundërshtarët e kësaj hipoteze thonë se kjo mund të ketë kosto të madhe njerëzore, pasi infeksioni po përhapet me shpejtësi, ndërsa askush nuk është në gjendje që të parashikojë tani efektet e atij që njihet si ‘Covidi i gjatë”.

Advertisement

Programi izraelit i përforcimit të imunitetit me dozën e tretë, të paktën mund të ofrojë disa përgjigje.(BBC, Si)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy